Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes

23 Nëntor 2026 | 14:48

Inteligjenca artificiale mund të marrë së shpejti përsipër organizimin e plotë të pushimeve, nga përzgjedhja e destinacionit dhe rezervimi i biletave, deri te menaxhimi i ndryshimeve gjatë udhëtimit.

Sipas një raporti të kompanisë globale të teknologjisë së udhëtimeve Amadeus, viti 2032 parashikohet të shënojë një pikë kthese për industrinë, ku inteligjenca artificiale do të transformojë mënyrën se si njerëzit udhëtojnë.

Një sondazh i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), i realizuar me mbi 10 mijë persona në 200 vende, zbulon se 49% e udhëtarëve e kanë përdorur tashmë inteligjencën artificiale për planifikimin e udhëtimeve. Një pjesë e tyre e përdorin për të kërkuar fluturime, për të gjetur çmimet më të lira apo për të zbuluar destinacione të reja.

Sipas një raporti të Booking.com, vetëm 12% e tyre do të ndiheshin rehat nëse inteligjenca artificiale do të merrte vendime të pavarura në emër të tyre.

Nga ana tjetër, 89% e të anketuarve shprehen se dëshirojnë ta përdorin këtë teknologji në udhëtimet e ardhshme. Madje, 64% do të ishin të gatshëm të paguanin për një asistent virtual që t’u ofronte informacion dhe ndihmë gjatë pushimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky: Pranimi i Ukrainës në NATO është më efektiv sesa garancitë e sigurisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të hënën se pranimi i Ukrainës në NATO do të ishte më efektiv sesa krijimi i marrëveshjeve alternative të sigurisë...
14:42 | 23/11/2026

Moska thërret diplomatin estonez për mbylljen e kufirit me Rusinë

Rusia thirri të hënën të ngarkuarin me punë të Estonisë, Marek Juhtogi, lidhur me vendimin e saj për të mbyllur pikat e mbetura të kalimit...
14:12 | 23/11/2026

Kina dënon me vdekje zyrtarin kinez, nxori sekretet shtetërore për një vend të huaj

Kina ka dënuar me vdekje një zyrtar të aparatit qendror shtetëror për zbulimin e sekreteve shtetërore ndaj një vendi të huaj, sipas një raporti anonim...
13:48 | 23/11/2026