Trajneri i Juves, Luciano Spalletti ka shprehur vlerësime të mëdha për Edon Zhegrovën, duke vënë në pah talentin dhe aftësitë e veçanta të futbollistit kosovar.
Spalletti nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin dardan, duke theksuar se ai është në gjendje të prodhojë aksione të jashtëzakonshme, madje edhe në situata kur duket se nuk ka më hapësirë për të krijuar rrezik.
“Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë bën gjëra që as vetë nuk mund ta shpjegojë se si ia del t’i realizojë. Ka një prekje gjeniale dhe një këmbë të majtë shkatërruese. Kur gjithçka duket e mbyllur, ai gjen diçka krejtësisht të paparashikueshme”.
