Bayern, rritet shqetësimi për Musialan, tjetër episod i humbjes së ndjenjave Jamal Musiala është kthyer në një çështje te Bayerni i Mynihut. Futbollisti vuan nga një sëmundje të natyrës neurologjike prej disa muajsh që ka shkaktuar dhimbje koke; atij dhe Bayernit të Mynihut, drejtuesit e të cilit së fundmi kanë qenë në qendër të kritikave me deklaratat e tyre që nënkuptonin se me rënien e rendimentit, futbollistit do t’i ulet paga.
Të hënën e kaluar, sipas të përditshmes ‘Bild’, Musiala humbi sërish ndjenjat dhe duket se nuk ka zgjidhje për kurimin e kësaj sëmundjeje për një kohë të shkurtër. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te klubi bavarez në lidhje me të ardhmen e sulmuesit. Sikur të mos mjaftonte kjo, por çdo ditë zbulohen detaje në lidhje me këtë histori.
Dhe një prej të rejave që kanë dalë në dritë në orët e fundit është se Musiala dhe agjenti i tij mund të kenë fshehur informacionin për gjendjen e tij shëndetësore gjatë bisedimeve për rinovimin e kontratës, diçka që gjithsesi nuk është vërtetuar
Këtë të hënë, media gjermane “Sport1” thekson se problemi i vërtetë lidhet me marrëdhëniet e tensionuara mes Bayern Mynihut dhe agjentëve të Jamal Musialës. Sipas këtij portali, ditët e fundit ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes klubit dhe përfaqësuesve të futbollistit, larg vëmendjes së publikut dhe në nivele të ndryshme. Pra, nuk bëhet fjalë për një mungesë totale komunikimi, por kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet mes palëve janë të mira.
Top Channel