Bordi drejtues i gjigantit teknologjik amerikan Nvidia ka vendosur unanimisht rikthimin e Jensen Huang në detyrën e drejtorit ekzekutiv (CEO) dhe presidentit të kompanisë.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke përmbysur qëndrimin e mbajtur vetëm një javë më parë, kur kompania kishte përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij.
Largimi i Huang ishte shoqëruar me pretendime për marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një lidhje të dyshuar me një person që dyshohej se ishte spiune në shërbim të Kinës.
Vetëm javën e kaluar, në prezantimin e rezultateve të para financiare pas largimit të tij, drejtuesja e përkohshme ekzekutive e Nvidia-s, Colette Kress, kishte deklaruar se kompania po vijonte aktivitetin normalisht.
“Ne e kemi situatën nën kontroll”, u kishte thënë ajo investitorëve.
Ndërkohë, kryetari i bordit, Harvey Jones, kishte deklaruar në atë kohë se nuk kishte asnjë plan për rikthimin e Huang në drejtimin e kompanisë.













