Irani deklaroi të hënën se do të përdorë “të gjitha mjetet e disponueshme” për të kundërshtuar bllokadën detare amerikane ndaj porteve të vendit, të cilën një zyrtar i Ministrisë së Jashtme e cilësoi si “akt agresioni ushtarak” kundër Iranit, përcjell CBS.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën në një postim në rrjetet sociale se Irani kishte “lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit se në çdo periudhë tjetër” të luftës gati nëntëmujore, por pretendoi se sulmet në rritje “nuk kanë shkaktuar asnjë dëmtim”.
Një media e lidhur me aleatët Houthi të Iranit raportoi të hënën se një sulm saudit në qytetin port të Hodeidës, në Jemen, ka shkaktuar katër viktima dhe 18 të plagosur.
Ndërkohë, luftimet mes koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Houthive vijojnë të intensifikohen.