“Sel Çami” u ekzekutua me 7 plumba, nipi i tij u plagos nga 2 goditje në bark dhe 1 në nofull
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen “1 maji” në qytetin e Fierit.
Selami Hasani i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” u ekzekutua me 7 plumba dhe humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pranë portës së shtëpisë së tij.
Po ashtu i lënduar mbeti edhe nipi i tij, i cili u transportua në spital, për ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve të Vizion Plus, Jakup Hasani ka marrë 3 plumba, më konkretisht 2 e kanë kapur në zonën e barkut dhe 1 tjetër në nofull.
Pak më herët, në makinë e djegur që u përdor nga autorët policia gjeti edhe dy armë zjarri, që dyshohet se u përdorën nga autorët, të cilët janë ende të paidentifikuar.
Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, ndërsa për ngjarjen janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e “Ben Qimes”, rivalit të Selami Hasanit. Ky i fundit, vite më parë ka ekzekutuar me armë nipin e “Ben Qimes”.




