VIPA Chips: Shija fillon nga toka jonë
Një mbrëmje filmi, një udhëtim apo një moment i këndshëm me familjen dhe shoqërinë – patatinat janë ndër produktet që i japin më shumë shije kohës së kaluar së bashku.
E prodhuar në Kosovë, VIPA Chips sjell një gamë shijesh dhe paketimesh, duke ofruar zgjedhje për preferenca dhe raste të ndryshme.
Për adhuruesit e shijeve klasike, linja përfshin Classic dhe Paprika, ndërsa ata që pëlqejnë kombinimet më të veçanta mund të zgjedhin Chili & Lime dhe Sweet & Spicy, nga linja VIPA MAXI.
Por zgjedhja nuk përfundon te shija. VIPA Chips ofron edhe madhësi të ndryshme paketimesh: pakot e vogla, praktike për t'u marrë me vete gjatë ditës, si dhe paketimet e mëdha XXL, të përshtatshme për t'u ndarë me familjen dhe shoqërinë.
Kështu, secili mund të gjejë kombinimin që i përshtatet më së miri momentit, qoftë kur kërkon një shije të preferuar për vete, qoftë kur dëshiron ta ndajë atë me të tjerët.
Përveç larmisë së shijeve dhe paketimit, zgjedhja e VIPA Chips është edhe mbështetje për prodhimin vendor. Një produkt i prodhuar në Kosovë, që sjell në tryezat tona alternativa për shije të ndryshme.
VIPA Chips – zgjidh shijen që të pëlqen dhe mbështet produktet vendore!




























