Hakmarrja për një vrasje të dyfishtë të ndodhur 24 vite më parë dyshohet se fshihet pas ekzekutimit të Selami Hasanit në Fier. 60-vjeçari, i njohur si “Sel Çami”, u ekzekutua mëngjesin e kësaj të hëne në oborrin e shtwpisw së tij, vetëm një javë pasi kishte lënë qelinë, pasi përfundoi dënimin prej 25 vitesh burg për bashkëpunim në vrasje. Hasani u qëllua, teksa po punonte në murin rrethues të banesës në lagjen “1 Maji” nw Fier. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, 47-vjeçari Jakup Hasani, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.