Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar brenda pak minutash pas vendimit të bordit të Nvidia-s për të rikthyer Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv, duke shprehur publikisht mbështetjen ndaj tij.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për lidershipin e Huang për të garantuar suksesin dhe prosperitetin e kompanisë Nvidia, por edhe të ekonomisë amerikane.
“SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e Jensen për të siguruar suksesin dhe prosperitetin e Nvidia-s dhe të ekonomisë sonë”, shkroi Trump.
Në të njëjtin reagim, presidenti amerikan pretendoi se Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara kishte konfirmuar se qeveria amerikane nuk dispononte prova që Jensen Huang të ishte përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme.
Ndërkohë menjëherë pas publikimit të lajmit për rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s, aksionet e kompanisë shpërthyen duke u rritur me 30%.
“E marr këtë përgjegjësi me përulësinë më të madhe dhe me një angazhim të ripërtërirë” deklaroi Huang pas rimarrjes së detyrës.












