Kronikë
Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, 3 të shoqëruar, çfarë tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë
Tre persona janë shoqëruar në Polici deri më tani, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, në Fier. Ai u vra në oborrin e banesës së tij, ndërsa nga atentati mbeti i plagosur edhe nipi i tij.
Autorët vijojnë të jenë në kërkim, ndërsa ende nuk ka gjurmë të tyre.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, të verifikuara deri në këto momente, është konstatuar vetëm prania e një automjeti tip “Volvo” në zonë, por nuk janë identifikuar autorët dhe lëvizjet e tyre.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




