La Liga nën sulm kibernetik, preken të dhënat e tifozëve dhe klubeve
La Liga ka njoftuar se një sulm kibernetik ndaj njërës prej platformave të saj digjitale ka rezultuar me nxjerrjen e të dhënave personale, ndërsa përmasat e plota të incidentit ende nuk dihen.
Sipas një deklarate të publikuar sot nga liga spanjolle, sulmi ka ndodhur në periudhën 14-16 nëntor dhe ka prekur të dhënat personale të përdoruesve të një platforme për tifozë, si dhe disa të dhëna të klubeve.
La Liga ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar Agjencia Spanjolle për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Njësia Qendrore e Policisë Kombëtare për Krimet Kibernetike.
Organizata ka mësuar për sulmin më 16 nëntor, kur edhe ka ndërmarrë masa për të kufizuar dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të incidentit.
Ndërkohë, ekipi i sigurisë së La Ligës është duke analizuar aktivitetin në platformën e prekur, me qëllim të përcaktimit të saktë të të dhënave që mund të jenë ekspozuar.
Po ashtu, liga spanjolle ka bërë të ditur se ka shtuar mbikëqyrjen e shërbimeve të saj digjitale për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen.
Kombëtarja e vajzave merr pjesë në turneun ndërkombëtar “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”
Dëmtimi i Yamal, do të mungojë në ndeshjen kundër Sabah
Doue do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, Luis Enrique në vështirësi nga mungesat e shumta
- 16:28 Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës
- 16:24 “Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë
- 16:17 Zbulohet “laboratori” i fshehtë i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona, sekuestrohen 2 600 bimë dhe 170 kg drogë
- 16:03 Vëllai i Paolo Borsellinos për Euronews: Duhet të shohim çfarë dokumentesh la pas De Gennaro
- 15:49 Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhen zonat malore
- 15:45 Burgim i përjetshëm për Murselin dhe Plavën, Apeli vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt