Java e 8-të e Kampionatit të Vajzave ka sjellë ndryshime në krye të renditjes, me Teutën që ngjitet në vendin e parë pas fitores 2-0 në përballjen direkte ndaj Apolonisë.
Skuadra durrsake siguroi tri pikë të rëndësishme, duke shkuar në kuotën e 21 pikëve dhe duke lënë pas Apoloninë, që mbetet me të njëjtin numër pikësh, por zbret në vendin e dytë.
Në ndeshjet e tjera të javës, Egnatia regjistroi fitoren më të thellë, duke triumfuar 12-0 ndaj Lushnjës. Vllaznia fitoi 9-0 përballë Atletik Klub, ndërsa Partizani mposhti 4-0 Kinostudion.
Pas javës së tetë, Teuta kryeson me 21 pikë, po aq sa Apolonia, ndërsa Partizani renditet i treti me 18 pikë. Në vijim vijnë Vllaznia me 15 pikë, Egnatia me 12, Kinostudio me 6, Atletik Klub me 3 dhe Lushnja pa pikë.
Rezultatet, java 8:
Lushnja 0-12 Egnatia
Vllaznia 9-0 Atletik Klub
Kinostudio 0-4 Partizani
Teuta 2-0 Apolonia
Renditja:
Teuta 21 pike
Apolonia 21 pike
Partizani 18 pike
Vllaznia 15 pike
Egnatia 12 pike
Kinostudio 6 pike
Atletik Klub 3 pike
Lushnja 0 pike
