Ambalazhet digjen në fuçi metalike, tymi i zi i fabrikës mbulon Libohovën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2026, 17:39

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese pranë fabrikës së Amita-s në Libohovë, ku, sipas tij, ambalazhet e fabrikës digjen në fuçi metalike brenda ambienteve të subjektit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Në pamjet e dërguara në redaksinë tonë, të filmuara pak ditë më parë, duket qartë djegia e materialeve në fuçi metalike dhe tymi i zi i nxjerrë prej tyre. Qytetari thotë se kjo praktikë përsëritet pothuajse çdo ditë dhe se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar.

Në denoncimin e tij, banori shpreh revoltën për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, zyrat e Bashkisë Libohovë ndodhen vetëm rreth 3 kilometra larg fabrikës, por pavarësisht kësaj, nuk është marrë asnjë masë për të ndalur këtë situatë.

Qytetari vë në pikëpyetje edhe rolin e Inspektoratit Mjedisor në Gjirokastër, të cilin e akuzon për mungesë reagimi dhe kontrolli ndaj kësaj praktike.

Përmes këtij denoncimi, banori kërkon që institucionet të mos qëndrojnë indiferente, por të kryejnë verifikime në terren, të kontrollojnë aktivitetin e fabrikës dhe të marrin masa nëse konstatohen shkelje të legjislacionit mjedisor.

Kush mban përgjegjësi për këtë situatë? Pse nuk ka kontrolle dhe kur do të ndërhyjnë institucionet për të verifikuar denoncimin e qytetarit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit