Rajoni

Burg përjetë Murselit dhe Plavës, Gjykata e Apelit në Kosovë lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridona Ademit!

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimet ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe ndaj Kushtrim Kokallës, i dënuar me 30 vjet burgim, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Departamenti për Krimet e Rënda në Gjykatën e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve, duke lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 6 korrik 2026.

Me aktgjykimin e shkallës së parë, Murseli dhe Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëpunim, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim për ndihmë në kryerjen së vrasjes.

LEXO EDHE: Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademaj, ekzekutori Plava: Murseli më ofroi 1,300 euro për krimin! Më tha se do më nxirte për dy vjet nga burgu

Përveç kësaj, Plava ishte shpallur fajtor edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se vendimi është i qartë, i kuptueshëm dhe në përputhje me arsyetimin e dhënë nga shkalla e parë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.