Raporti i OBSH: 1 në 7 persona në botë obez, vendet angazhohen ta ulin me 5% deri në vitin 2030

23 Nëntor 2026 | 17:40

Mbi 1 miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, një problem që po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Për herë të parë, në vitin 2025, obeziteti tejkaloi nënpeshën si forma më e përhapur e kequshqyerjes te fëmijët dhe adoleshentët nga 5 deri në 19 vjeç.

Përballë kësaj situate, Spanja dhe 20 vende të tjera janë bashkuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-in në një nismë globale për të frenuar këtë fenomen, me objektivin për të ulur përhapjen e obezitetit me 5% deri në vitin 2030.

Sipas OBSH-së, që nga viti 1990, obeziteti është më shumë se dyfishuar te të rriturit dhe katërfishuar te adoleshentët.

Plani parashikon masa konkrete, si taksimi i pijeve me sheqer, kufizimi i reklamimit të ushqimeve jo të shëndetshme për fëmijët, ushqyerja e shëndetshme në shkolla dhe nxitja e aktivitetit fizik.

OBSH thekson se obeziteti është një sëmundje kronike komplekse, që rrit rrezikun për diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Panik në një koncert në Angli, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur

Policia në Britaninë e Madhe ka nisur hetimet pasi disa mijëra njerëz u evakuuan nga një koncert në Mançester, kur një substancë e panjohur u...
17:30 | 23/11/2026

Të paktën 24 viktima nga zjarri në një fabrikë në Indonezi, dhjetëra të zhdukur

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi gjatë fundjavës. Dhjetëra punonjës...
17:10 | 23/11/2026

Irani kërkon kompensim prej gati 300 miliardë dollarësh nga SHBA-të

Irani po kërkon që Shtetet e Bashkuara të paguajnë gati 300 miliardë dollarë dëmshpërblim për luftën që shkaktoi dhe për veprimet e kaluara, tha sot...
17:04 | 23/11/2026