Tre persona janë shoqëruar deri më tani në Polici për ngjarjen e rëndë në Fier, ku Selami Hasani, i njohur edhe si 'Sel Çami' u vra në oborrin e banesës së tij, ku mbeti i plagosur edhe nipi i tij.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në Polici janë shoqëruar djali i Arben Isufajt (Ben Qimes) dhe dy persona të tjerë të afërt me të.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, ndërkohë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të verifikuara deri në këto momente, duket vetëm prania e mjetit tip Volvo në zonë, por jo autorët dhe lëvizjet e tyre.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet me breshëri plumbash 'Sel Çami' në Fier, plagoset nipi! Autorët djegin mjetin! Pistë hetimi hakmarrja, shoqërohet djali i ‘Ben Qimes’ e dy të afërm (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA







