“Kam 7 vite që e bëj këtë gjë”, Jonathan Pano: Monitoroj mamin dhe bashkëshorten përmes lokacionit
Besimi në një marrëdhënie është çelësi i jetëgjatësisë dhe lumturisë.
Por sa liri duhet të kenë partnerët në jetën e tyre? A kthehet monitorimi në bezdi?
Pedagogu Jonathan Pano në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” tha se prej 7 vitesh, ai dhe bashkëshortja e tij lënë hapur lokacionin në telefon, për të monitoruar vendndodhjen e njëri-tjetirt. Ai shtoi se ka edhe lokacionin e nënës së tij.
E gjitha kjo shtoi Pano nuk është për çështje xhelozie, por sigurie, kur nuk përgjigjen në telefon.
“Ne e kemi lokacionin e hapur për ta ditur se ku është. Është për ccështje meraku, për siguri. Sepse unë mund ti bie telefonit dhe nuk e hap. Që të mos shqetësohem, shoh ku është. Kam 7 vite që e bëj këtë gjë. edhe mamit tim ja kam lokacionin. Nuk është e domosdoshme, por mua dhe asaj na jep qetësi”, tha Pano.
Për psikologen Enertila Bekteshi kjo është një zgjedhje personale dhe nuk ka asnjë problem për aq kohë sa ata ndihen mirë.
“Zgjedhja është personale dhe nëse ndihesh mirë, është ok”, tha psikologia.




