Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të motorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: