Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si Qafa e Koshovicës, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motomjeti.
Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi motorin, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe autoambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
