Një vagon mallrash u shkëput gjatë manovrave në një stacion hekurudhor në Pragë dhe nisi të lëvizte i pakontrolluar, pa makinist dhe pa lokomotivë.

Ai përshkoi pothuajse gjysmën e qytetit, kaloi lumin Vltava dhe arriti deri pranë zonës së Hlubočepyt.


Gjatë lëvizjes, vagoni arriti shpejtësi deri në 50 km/h.

Kontrollorët hekurudhorë arritën të ndalonin trenat në linjat përreth, ndërsa vagoni u ndal vetë kur hasi në një pjesë të përpjetë të hekurudhës.

Fatmirësisht, incidenti përfundoi pa të lënduar. /Telegrafi/