Mbyllet java e 11-të e Kategorisë së Parë, kryesojnë Besa dhe Iliria

Kategoria e Parë | 1 minutë më parë

Java e 11-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me duelin Flamurtari – Bylis në Vlorë, që përfundoi në barazim 2-2. Një përballje me katër gola, ku të dyja skuadrat u ndanë nga një pikë.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Besëlidhja arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Ilirisë, ndërsa Besa triumfoi me të njëjtin rezultat në transfertë përballë Kastriotit.

Pogradeci mori tri pikë në transfertë, duke mposhtur 1-0 Burrelin. Korabi fitoi 2-0 ndaj Sopotit, ndërsa Oriku siguroi një fitore minimale 1-0 përballë Kukësit.

Pas 11 javësh kampionat, Besa dhe Iliria kryesojnë me nga 21 pikë, të ndjekura nga Pogradeci me 20 pikë dhe Bylis me 19 pikë. Kukësi ka 18 pikë, Flamurtari dhe Besëlidhja nga 17 pikë, Korabi 15, Kastrioti 11, Sopoti dhe Burreli nga 7, ndërsa Oriku 5.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme