E hënë, 23 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Dëgjoja zëra në kokë”/ Boksieri i madh zbulon betejën me skizofreninë

Boksieri britanik Tyson Fury ka zbuluar se është diagnostikuar me skizofreni pas fitimit të titullit kampion bote ndaj Vladimir Klitschko në vitin 2015.

Në një dokumentar të Netflix, i cili do të publikohet të premten, Fury dhe bashkëshortja e tij, Paris, rrëfejnë periudhën e vështirë që përjetoi boksieri pas suksesit të madh në ring.

Fury, 38 vjeç, tregon se gjatë asaj kohe dëgjonte zëra në kokën e tij, të cilët e kërcënonin se do të lëndonin atë dhe familjen e tij.

Sipas rrëfimit të çiftit, diagnoza u vendos pasi boksieri u shtrua në spital në qershor të vitit 2016, për shkak të dyshimeve për një atak në zemër.

Reklamë

Duke kujtuar atë periudhë të errët të jetës së tij, Fury shprehet se ishte një përvojë që është e vështirë të përshkruhet me fjalë.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë errësirën në të cilën ndodhesha”, rrëfen kampioni britanik.

Dokumentari sjell një rrëfim personal të Fury dhe bashkëshortes së tij për sfidat që ai kaloi jashtë ringut, duke treguar një tjetër anë të jetës së një prej emrave më të njohur të boksit botëror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.