Qytetarët janë rikthyer sërish këtë mbrëmje në protestë para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverinë.
Të rinj, studentë dhe qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ku vijojnë protestën me thirrje për largimin e kreut të qeverisë. Në zonë janë vendosur edhe forca të Policisë.
Protestuesit shprehen të vendosur se revolta e tyre nuk do të ndalet, ndërsa theksojnë se dorëheqja e Edi Ramës është një kërkesë e panegociueshme.
Ata kanë refuzuar gjithashtu thirrjen e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk pranojnë negociata dhe se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë.