Monday / November 23 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Europa

Macron propozon “rregullin e artë” për buxhetin, kufizime kushtetuese për shpenzimet publike

Share Share Icon

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka propozuar vendosjen e një “rregulli të artë” në Kushtetutë për të kontrolluar shpenzimet publike dhe për të kufizuar deficitet buxhetore, në një kohë kur Franca po përballet me rritjen e borxhit dhe shqetësimet e investitorëve për qëndrueshmërinë e financave publike.

Sipas Financial Times, propozimi synon të vendosë kufizime afatgjata për politikat buxhetore, duke detyruar qeveritë e ardhshme të respektojnë objektiva të përcaktuara për shpenzimet, të ardhurat dhe deficitin.

Nisma vjen në një moment delikat për ekonominë franceze. Borxhi publik ka arritur rreth 119% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa deficiti buxhetor për vitin 2026 parashikohet në 5.4% të PBB-së, dukshëm mbi kufirin prej 3% të vendosur nga rregullat fiskale të Bashkimit Europian.

Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Macron deklaroi se, nëse paqëndrueshmëria në tregjet financiare vazhdon deri në janar, rikthimi i një propozimi të vitit 2011 për vendosjen e disiplinës fiskale në Kushtetutë mund të jetë një alternativë që ia vlen të shqyrtohet.

Modeli i propozuar parashikon përcaktimin e objektivave vjetore për shpenzimet publike, të ardhurat dhe balancën buxhetore, brenda një kuadri të paktën trevjeçar. Këshilli Kushtetues do të kishte kompetencën të rrëzonte ligjet që bien ndesh me këto detyrime.

Një mekanizëm i tillë do ta bënte më të vështirë për qeveritë të rrisnin shpenzimet ose të miratonin masa që rëndojnë deficitin, pa respektuar një plan të qëndrueshëm fiskal.

Propozimi vjen ndërsa qeveria e pakicës e kryeministrit Sébastien Lecornu po përballet me vështirësi për miratimin e buxhetit të vitit 2027, për shkak të përçarjeve politike në Parlament.

Pasiguria buxhetore ka ndikuar edhe në tregjet financiare, duke rritur kostot e huamarrjes së Francës dhe diferencën mes interesave të obligacioneve franceze dhe atyre gjermane.

Ministri francez i Financave, Roland Lescure, e ka mbështetur idenë e një kuadri fiskal shumëvjeçar, që do t’u mundësonte autoriteteve të përcaktonin objektiva afatmesëm dhe të kontrollonin çdo vit respektimin e tyre.

Megjithatë, nisma ka edhe një dimension të rëndësishëm politik. Franca do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale në vitin 2027, ndërsa disa prej rivalëve politikë të Macron kanë paraqitur propozime të ngjashme.

Ish-kryeministri Édouard Philippe ka kërkuar vendosjen e një rregulli kushtetues për disiplinën buxhetore, ndërsa Marine Le Pen ka propozuar miratimin përmes referendumit të një mekanizmi që do të kufizonte deficitet dhe do të synonte uljen graduale të borxhit publik.

Për qeverinë franceze, sfida mbetet ulja e deficitit pa dëmtuar më tej aktivitetin ekonomik. Ministri Lescure ka paralajmëruar se parashikimi për rritje ekonomike prej 1% në vitin 2027 mund të rishikohet në ulje, ndërsa objektivi për kufizimin e deficitit në 5% të PBB-së duhet të ruhet. / FT, Le Monde

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota /

Sulmet në Gjirin Persik mbajnë naftën mbi 92 dollarë për fuçi, rrezikohet furnizimi

Çmimet e naftës qëndruan pranë nivelit të 92 dollarëve për fuçi në tregtimin e së hënës, ndërsa sulmet ndaj transportit detar dhe infrastrukturës e...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Britania dhe BE arrijnë marrëveshjen për afrimin ekonomik pas Brexit, 17 miliardë paund përfitime

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve më të ngushta ekonomike dhe ...

3 days më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!