Gazetari Basir Çollaku ka komentuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meço, situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të 9 majit 2027.
Çollaku shprehu dyshime se zgjedhjet do të zhvillohen në këtë datë, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi interesin e Edi Ramës për të qëndruar në pushtet.
Sipas gazetarit, grupet kriminale përbëjnë infrastrukturën elektorale ku mbështetet Rama për të ruajtur pushtetin dhe për të kontrolluar rezultatin e zgjedhjeve.
Çollaku: Por ka edhe diçka, ta mbyllim edhe këtë. Ka edhe një gjë, jemi duke shkuar të paktën teorikisht, unë nuk e besoj se do kemi zgjedhje me atë datë të nëntë majit.
Jemi duke shkuar te zgjedhjet elektorale. A mundet Edi Rama t'i mbajë për një sforcim dhe për një dëshirë ekstreme për të qëndruar këtu, për të mos shkuar te burgu dhe për të mbajtur pushtetin? Kush i duhet? Infrastruktura. Kush është? Këta pra, grupet kriminale që janë grupe elektorale, ashtu po. Dhe pa këta, këta mund t'ia gërryejnë, Erioni mund t'ia gërryejnë, Belinda mund t'ia gërryejnë kutinë e votimit. Dhe këta menaxhojnë dhe nxjerrin rezultatin. Largimi i këtyre, Rama shkon poshtë, ishte treni.
© SYRI.net
‘Eurot e drogës dhe korrupsionit po fundosin Bankën e Shqipërisë’/ Këlliçi akuza të forta ndaj Sejkos dhe Ramës
VIDEO-‘Dosjet janë prova dhe dëshmi për Ramën’/ Peka: Po shkojmë drejt agravimit të situatës penale
‘Brenda Rilindjes lufta është kush të shkojë pas hekurave’/ Kalaja: SPAK-u gjithmonë gati sa herë i duhet Ramës