Balliu: Edhe një protestues mjafton që pushteti të ketë frikë; qytetarët kundërshtojnë korrupsionin dhe aferat e qeverisë

Deputeti demokrat Klevis Balliu u bëri sërish thirrje partive të reja që të bashkohen me opozitën në një front kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një intervistë për News24, ai tha se mungesa e një përgjigjeje ndaj kësaj ftese ngre pikëpyetje për qëndrimin e tyre si parti opozitare.

Të lidhura

None found

Balliu e cilësoi protestën si reagim ndaj korrupsionit dhe vjedhjeve që, sipas tij, kryen qeveria. Ai përmendi aferat e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kompaninë shtetërore KAYO dhe çështjen e sterilizimit.

Deputeti foli gjithashtu për lidhjet mes ish-kreut të SHISH-it dhe Ergys Agasit. Sipas tij, këto lidhje njiheshin gjerësisht, por nuk bëheshin publike, pasi Shqipëria është një narko-shtet.

Klevis Balliu: Ne e kemi ndërmarrë hapin tonë. Edhe për reformën zgjedhore, PD-ja është e gatshme të veprojë sipas dëshirës së partive të vogla. Nëse i themi të gjitha këto dhe nuk marrim përgjigje, duhet të vlerësohet se sa opozitare janë ato. Çfarë po bëjnë protestuesit që duhet të dërgohen atje 5000 policë? I kanë tmerr. Ky pushtet i frikësohet protestuesve; edhe po të jetë vetëm një person atje, ata kanë frikë. Qytetarët kanë dalë si njerëz të lirë dhe po protestojnë kundër një qeverie që vjedh, që është kapur me kreun e SHISH-it, me Lubinë, me KAYO-n dhe me aferën e sterilizimit, si edhe kundër një qeverie që ka hequr 40 mld dollarë nga buxheti. Në këtë pikë, ç’rëndësi ka nga vijnë apo si vijnë? Mendoj se kjo duhet të jetë qasja e një partie opozitare. Ne, si PD me 500 mijë vota, dalim dhe e zgjasim dorën. Nëse ne nuk vendosim kushte, nuk ka arsye që ti të vish me kushte; kjo nuk është serioze.

Le të ulemi e të bisedojmë së bashku. Nëse nuk duan të diskutojnë, atëherë kemi një tjetër problem: fatkeqësisht ka investime në pseudo-opozitarë që sulmojnë opozitën. Ndërsa ky vjedh me KAYO-n, tjetri pyet: “Po Sali Berisha çfarë po bën?” Zotëri, qeverinë e drejton Edi Rama, jo PD-ja. Prej 2 vitesh flasim për AKSHI-n. Kam 2 vjet që flas për Vlora Hysenin. Nuk më ftonin në studio sepse përmendja Vlora Hysenin. Kam mbajtur 16 konferenca për shtyp nga PD-ja. Të gjithë e dinin lidhjen e Hysenit me Agasin. Si ka mundësi që Edi Rama të mos e dinte? Të gjithë ishin në dijeni dhe të gjithë heshtën. Kjo është bashkëfajësia dhe themelimi i narko-shtetit.


Shtuar më 23.11.2026 19:05

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş