Protesta e kësaj të hëne para Kryeministrisë është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe qytetarëve, pasi efektivët kanë ndërhyrë fizikisht ndaj të rinjve dhe pjesëmarrësve në tubim.
Forcat e rendit kanë rrethuar protestuesit nga të dyja anët dhe i kanë shtyrë drejt trotuarit pranë Kuvendit, duke mos i lejuar të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe të vijojnë tubimin në zonën ku ishin mbledhur.
Qytetarët dhe organizatorët e kanë cilësuar tubimin si paqësor, ndërsa kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë dhe kufizimin e hapësirës ku mund të protestojnë.
Sipas pretendimeve të protestuesve, policia po i referohet aktit normativ të miratuar nga kryeministri për të justifikuar kufizimet ndaj tubimeve pranë institucioneve shtetërore.














