Florida në zi/ 19-vjeçari, djali i komisionerit të qarkut, vritet nga një plumb gjatë kampingut

Një familje në Florida, SHBA, është përballur me një tragjedi pasi djali 19-vjeçar i një komisioneri qarku humbi jetën nga një plumb gjatë një kampingu me miqtë.

Ngjarja ndodhi pranë lumit Blackwater, ku Carey Washington Vinson po kalonte mbrëmjen e së dielës. Sipas babait të tij, Joe Vinson, i riu ndodhej brenda tendës kur u godit nga një plumb i ardhur nga jashtë kampingut.

Të lidhura

None found

Pas incidentit, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe për të identifikuar personin që hapi zjarr. Deri tani, nuk dihet nëse bëhej fjalë për një të shtënë aksidentale apo për një veprim të qëllimshëm.

Joe Vinson, i cili së fundmi ishte emëruar komisioner i Distriktit 4 në qarkun Escambia, e bëri të ditur lajmin përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të hënën në mëngjes.

“Jemi të tronditur dhe zemërthyer për humbjen e djalit tonë të dashur”, shkroi ai, ndërsa sqaroi se nuk mund të jepte informacione të tjera, pasi hetimi është ende në zhvillim.

Zyra e Sherifit të qarkut Santa Rosa tha se po heton një incident me armë zjarri me pasojë vdekjen, të raportuar të dielën, më 22 nëntor, në zonën pranë lumit Blackwater. Sipas autoriteteve, policia u njoftua përmes një telefonate në numrin e emergjencës 911.

Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën një person të plagosur me armë zjarri në kokë. Ai u shpall i vdekur, ndërsa një zëdhënëse e sherifit konfirmoi se viktima ishte Carey Washington Vinson.

Hetuesit vijojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po përpiqen të përcaktojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të dhëna të tjera do të publikohen kur të jetë momenti i përshtatshëm. Deri tani, personi përgjegjës për të shtënën fatale mbetet i paidentifikuar.


Shtuar më 23.11.2026 19:13

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş