Reshjet e para të borës kanë nisur në aksin rrugor të Qafë-Thores, ku skuadrat e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit.
Ky aks është i rëndësishëm pasi lidh fshatin turistik të Thethit me rrugët kombëtare.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se me rënien e temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e borës me intensitet të ulët.
Karakaçi tha se “skuadrat e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës”.
Në zonë ka prani të një sasie të vogël dëbore në rrugë, ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë për largimin e saj për garantimin e lëvizjes sa më të sigurt për drejtuesit e automjeteve.