Shqipëria renditet mes katër vendeve më të përparuara në procesin e integrimit europian. Vlerësimi vjen nga komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, e cila nga Athina veçoi ecurinë e Tiranës dhe Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit. Në takimin e grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’, të thirrur nga ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis, Kos shprehu pritshmëritë që Greqia ta vendosë zgjerimin e BE-së në fokus gjatë presidencës së saj të ardhshme. Mes katër vendeve që kryesojnë, dy janë nga Ballkani Perëndimor, Mali i Zi dhe Shqipëria. Shpresoj që kjo t’i nxitë edhe vendet e tjera të arrijnë rezultate”, theksoi Marta Kos, komisionere e BE-së për Zgjerimin.