Gropë e madhe në mes të autostradës Tiranë-Elbasan, qytetarët: Janë dëmtuar dhjetëra makina!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.11.2026, 20:34

Një situatë shqetësuese raportohet në aksin Tiranë-Elbasan, pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë, ku në mes të rrugës është krijuar një gropë e madhe, e cila është kthyer në një rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve.

Sipas qytetarëve që kanë dërguar pamjet në redaksinë tonë, dhjetëra makina kanë kaluar mbi gropë dhe kanë pësuar dëmtime në goma. Disa prej tyre kanë mbetur të dëmtuara në rrugë, ndërsa denoncuesit flasin për mbi 20 deri në 30 automjete të prekura.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është mungesa e sinjalistikës paralajmëruese. Drejtuesit e mjeteve përballen papritur me gropën, pa pasur një paralajmërim që t'u japë mundësi të shmangin dëmtimin e automjeteve apo, më keq akoma, një aksident të mundshëm.

Sipas denoncuesve, në mëngjes rruga nuk paraqiste këtë problem, ndërsa situata është shfaqur gjatë orëve të mbrëmjes.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për riparimin e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës, përpara se kjo gropë të shkaktojë një aksident me pasoja më të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit