Nën udhëheqjen e trajnerëve Alban Hoxha dhe Besnik Behluli, si dhe zëvendëstrajnerit Leventi, klubi ferizajas po arrin rezultate të rëndësishme në garat vendore.

Një ndër sukseset më të mëdha të klubit është ngritja e ekipit të vajzave në Superligë brenda vetëm një viti, duke dëshmuar përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të stafit dhe sportisteve.

Suksese të veçanta janë shënuar edhe në garat individuale. Meti është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë U9, Sara dhe Olti kanë fituar titullin e nënkampionit të Kosovës, ndërsa Erina ka siguruar vendin e tretë.

Ndërkohë, talentet e reja Olti Behluli dhe Sara Hoxha kanë grumbulluar së bashku plot 23 kupa, duke dëshmuar potencialin dhe suksesin e tyre në këtë sport.

Me këto rezultate, Shkolla e Pingpongut “Ahmet Hoxha” dhe KPP “Rilindja” synojnë të vazhdojnë rrugën e sukseseve në garat e Kosovës, me ambicie për të përfaqësuar denjësisht Ferizajn edhe në arenën ndërkombëtare.

Puna me gjeneratat e reja dhe vazhdimi i traditës shumëvjeçare mbeten shtyllat kryesore të këtij klubi, i cili po dëshmon se pingpongu në Ferizaj ka të ardhme premtuese.