Emri i familjes Trump në projektin e FIFA-s, zbardhet marrëveshja që parashikonte 96 vite bashkëpunim me Kushnerin Youtube-ri i njohur amerikan, iShoëSpeed arrin të përshkojë distancën e 100 m me vrap për 10 sekonda e 35 të qintat duke befasuar edhe legjendën xhamajkane të atletikës, Usain Bolt dhe duke ndezur ëndrrën e tij olimpike për Lojërat e Los Angeles në 2028.
Edhe pse bëhet fjalë për një provë jozyrtare, të dhënat evidentuan sesi iShowSpeed, që nuk ka asnjë të kaluar në atletikë, por që po stërvitet nga fituesi i 4 medaljeve olimpikë, Ato Boldon që nga 2025, pasi një nisjë më të shpejtë se ajo e Bolt në garën e rekordit botëror, në 15 m e para, duke lënë pa fjalë, 8 herë kampionin olimpik, i cili nuk ia kurseu lëvdatat 21 vjeçarit dhe u përgjigj: ‘Mendoj se po’-kur u pyet nëse ka shanse që iShowSpeed të bëhet një sprinter profesionist.
I kënaqur me punën e bërë dhe vetë Boldon: ‘Mendova se do të zgjaste vetëm 2 javë, por e vërteta është se vazhdoi të stërvitej, ishte i përpiktë dhe u impenjua shumë-tha ai-punojmë së bashku për më shumë se 1 vit; trupi i tij po fillon të ndryshoj dhe tashmë e ka formën e duhur’.
iShowSpeed e ka fiksuar tashmë objektivin e tij. ‘Në 2028, padyshim që do të marr pjesë në Lojërat Olimpike’-tha ai.
Por ka nga ata që mendojnë se e gjithë kjo është një truk dhe se iShowSpeed ka vrapuar për 110 m dhe se fillimi i matjes së kohës nisi pas 10 m të para, kështu që youtube-ri ishte në garim e sipër.
Top Channel