58-vjeçari gjendet i vdekur në tendën para universitetit në Romë, kishte nisur grevë urie

Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një tendë të vendosur pranë sheshit të Universitetit “La Sapienza” në Romë të Italisë.

Viktima është identifikuar si Alessandro Ingusci, i cili nuk kishte një banesë të përhershme dhe prej një periudhe qëndronte në tendën e ngritur përpara universitetit.

Të lidhura

None found

Dyshohet se ai ka pësuar një përkeqësim të rëndë të gjendjes shëndetësore, që më pas i ka shkaktuar vdekjen. Ingusci ishte në ndjekje të shërbimeve sociale dhe kishte vendosur një mesazh në tabelën e një salle të Fakultetit të Fizikës, ku deklaronte se kishte nisur një grevë urie.

Në shënimin e lënë prej tij thuhej gjithashtu se ishte regjistruar në vitin e parë të studimeve në Fakultetin e Fizikës, ndërsa kishte një shkallë invaliditeti prej 50%.

Pas gjetjes së trupit, në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e Policisë së Shtetit dhe specialistët e policisë shkencore, të cilët kryen këqyrjet dhe procedurat e nevojshme hetimore.

Trupi i 58-vjeçarit iu dorëzua mjekut ligjor, i cili do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.


Shtuar më 23.11.2026 22:31

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş