Banorët në disa fshatra të Fanit, në Mirditë, prej pesë ditësh ndodhen pa energji elektrike. Denoncimi është bërë nga vetë banorët, të cilët ngrenë shqetësimin për mungesën e furnizimit me energji dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse.

Sipas denoncimit, pa energji elektrike kanë mbetur fshatrat Klos, Konej, Katundi i Ri Konej, Shëngjin dhe Fahat.

Prej pesë ditësh, banorët po përballen me vështirësi në jetën e përditshme.