Stuhia që përfshiu veriun e vendit mbrëmjen e 22 nëntorit ka shkaktuar problematika edhe me furnizimin me energji elektrike në fshatin Klos, Njësia Fan, në Mirditë.

Pas shprehjes së shqetësimit nga banorët, News24 u interesua pranë OSSH-së që sqaron për gazetarin Elidon Ndreka, se: “Për shkak të motit të keq ka pasur avari në disa zona dhe banorët janë furnizuar pjesërisht me energji elektrike. Fshati Klos ka pasur problem prej disa orësh, për të cilin po punohet për zëvendësimin e transformatorit, ndërsa zonat e tjera janë furnizuar me energji elektrike, por me stakime, në varësi të motit, pasi elektriçistët e kanë të pamundur të punojnë në kushte jo të favorshme sigurie”.

Problematika të pjesshme janë regjistruar në fshatrat Katund i Ri dhe Konej në Mirditë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb