Më 22 nëntor 1963, Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota u tronditën nga vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy. Kreu i 35-të i Shtëpisë së Bardhë u qëllua për vdekje gjatë një vizite në Dallas të Teksasit, teksa udhëtonte me një limuzinë të hapur pranë bashkëshortes së tij, Jacqueline Kennedy. Kennedy ishte vetëm 46 vjeç dhe kishte më pak se tre vite në detyrë. Gjatë presidencës së tij, ai u përball me momente të rëndësishme të Luftës së Ftohtë, përfshirë krizën e raketave kubane, ndërsa mbështeti edhe përpjekjet për t'i dhënë fund diskriminimit racor në SHBA. Më shumë se gjashtë dekada pas atentatit, vrasja e tij mbetet një nga ngjarjet më të debatuara në historinë amerikane.