Vendosni fjalën kyçe....

Nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen në Kosovë Një nismë e re për ndryshimin e Ligjit të Speciales pritet të dorëzohet këtë javë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Koha, që citon kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kryesia e legjislativit ka kërkuar informacione se si të procedohet me ligjin e kthyer për rishqyrtim në Kuvend, nga presidentja Justina Shiroka-Pula. Në pritje të nismës së re ligjore për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, të hënën janë kërkuar sqarime ligjore se si të veprohet draft-dokumentin e vjetër. “Sipas informacioneve që unë i kam, një nismë e re lidhur me këtë do të procedohet brenda javës. Se çka përmban ajo natyrisht që do ta diskutojmë kur ajo të procedohet. Duhet të theksoj që në raport me këtë çështje nuk kemi pasur ndonjë problem përmbajtjesor, çështjet kanë qenë krejtësisht të natyrës procedurale”, ka thënë Haxhiu. Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka thënë se ekspertët janë duke bërë ndërhyrjet e fundit në nismën e re ligjore dhe se brenda javës do të procedohet në Kuvend. “Do të jemi të hapur gjatë punës që do të bëhet në komisionet funksionale, të bashkëbisedojmë, të marrim këshillat, të marrim rekomandime dhe synimi ynë, ligjore është që shumë shpejt dhe në afatin shumë optimal ky ligj të kalojë në të dyja leximet”, ka thënë ajo. Në pritje të ekspertëve janë edhe nga ekzekutivi. “Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.


Një nismë e re për ndryshimin e Ligjit të Speciales pritet të dorëzohet këtë javë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Koha, që citon kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kryesia e legjislativit ka kërkuar informacione se si të procedohet me ligjin e kthyer për rishqyrtim në Kuvend, nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

Në pritje të nismës së re ligjore për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, të hënën janë kërkuar sqarime ligjore se si të veprohet draft-dokumentin e vjetër.

“Sipas informacioneve që unë i kam, një nismë e re lidhur me këtë do të procedohet brenda javës. Se çka përmban ajo natyrisht që do ta diskutojmë kur ajo të procedohet. Duhet të theksoj që në raport me këtë çështje nuk kemi pasur ndonjë problem përmbajtjesor, çështjet kanë qenë krejtësisht të natyrës procedurale”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka thënë se ekspertët janë duke bërë ndërhyrjet e fundit në nismën e re ligjore dhe se brenda javës do të procedohet në Kuvend.

“Do të jemi të hapur gjatë punës që do të bëhet në komisionet funksionale, të bashkëbisedojmë, të marrim këshillat, të marrim rekomandime dhe synimi ynë, ligjore është që shumë shpejt dhe në afatin shumë optimal ky ligj të kalojë në të dyja leximet”, ka thënë ajo.

Në pritje të ekspertëve janë edhe nga ekzekutivi.

“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.