Ky ishte kordoni që forca të shumta policore ngritën përreth godinës qeveritare dhe parlamentit për të mos lejuar zhvillimin e protestës së 177. Prej ditësh, qëllimi i policisë është një bulevard i pastër, për të mos penguar qarkullimin. Por pavarësisht kordonit policor, protestuesit ja dolën të shtriheshin në të gjithë bulevardin, me thirrjet kundër klasës politike. Policia u zmbraps dhe i lejoi të vijonin protestën në bulevard. Nuk pati tensione dhe as përplasje. Pas një qëndrimi të shkurtër poshtë Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me thirrjet për t’u bashkuar në protestën kombëtare të 28 nëntorit.