Prezantuesja e njohur Bieta Sulo ka ndarë një kujtim të ëmbël nga fillimet e marrëdhënies së saj me Joelin, vajzën e Alban Dudushit, në një intervistë të dhënë për Top Albania Radio.
Sulo rrëfeu se takimi i parë mes tyre ka ndodhur kur Joeli ishte vetëm dy vjeçe, kur kishte ardhur për të ndjekur një nga puntatat e Top Show. Duke qenë shumë e vogël për të qëndruar në publik, ajo qëndroi me stafin e gazetarëve pranë një akuariumi me peshq.
“Ky ka qenë kujtimi im i parë me Joelin, një kaçurrelse e lezetshme me dy-tre kaçurrela,” tregoi Sulo, duke e quajtur me dashuri vajzën “Joeli Krem Karameli”.
Gazetarja theksoi se marrëdhënia e saj me Joelin është ndërtuar natyrshëm me kalimin e viteve, e ushqyer nga prindërit e Albanit, nga mamaja e vajzës dhe vetë Albani, i cili sipas saj ka qenë “ekilibristi i gjithë kësaj marrëdhënie”.
Sulo e përshkroi këtë marrëdhënie si tërësisht harmonike dhe shoqërore, duke treguar se prania e saj në jetën e Joelit ka qenë e vazhdueshme që prej fëmijërisë së hershme të vajzës.