Tump emëron përkohësisht Jay Clayton si Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare

24 Nëntor 2026 | 01:25

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në detyrën e drejtorit kombëtar të përkohshëm të kibernetikës, deri në konfirmimin nga Senati të kandidaturës së tij për këtë post.

Sipas raportimeve të The Washington Post, Clayton do të mbajë këtë detyrë deri në konfirmimin e Kirsten Davies, të cilën Trump e ka propozuar për të drejtuar Zyrën Kombëtare të Kibernetikës. Lajmi për emërimin e përkohshëm të Clayton u raportua fillimisht nga Axios.

Aktualisht, Clayton mbikëqyr 18 agjenci të inteligjencës amerikane në cilësinë e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Ai gjithashtu drejton një grup pune të Shtëpisë së Bardhë për inteligjencën artificiale.

Ky ndryshim në drejtimin e sigurisë kibernetike vjen pas disa ndërprerjeve të mëdha teknologjike gjatë këtij muaji, të cilat prekën linjat ajrore, bankat dhe platformat e softuerëve që përdoren gjerësisht në SHBA.

Problemet përfshinë edhe komunikimet e kontrollit të trafikut ajror në Administratën Federale të Aviacionit, si dhe shërbimin Microsoft Outlook. Sipas raportimeve, incidentet nuk dyshohet të kenë ardhur si pasojë e sulmeve kibernetike, por shkaktuan shqetësim për shkak të ndikimit në sisteme dhe shërbime jetike.

Javën e kaluar, Trump shkarkoi nga detyra drejtorin kombëtar të kibernetikës, Sean Cairncross, duke propozuar fillimisht Kirsten Davies si pasuese të tij.

Davies aktualisht shërben si drejtoreshë e informacionit në Pentagon dhe ka mbajtur më parë poste të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike në kompani të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Estée Lauder, Hewlett Packard Enterprise dhe Siemens.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Trump ka vendosur që Davies të jetë drejtoresha e ardhshme kombëtare e kibernetikës me kohë të plotë. Deri në konfirmimin e saj nga Senati, ajo do të shërbejë si këshilltare e lartë e Jay Clayton.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA, paralajmëron kundërpërgjigje ndaj bllokadës detare

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u mbështetur në vendime të gjykatave iraniane për një sërë veprimesh amerikane...
01:15 | 24/11/2026

Raporti: Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes

Inteligjenca artificiale pritet të marrë gjithnjë e më shumë rol në organizimin e pushimeve, duke u kujdesur për gjithçka, nga përzgjedhja e destinacionit dhe rezervimi...
00:05 | 24/11/2026

Jensen Huang rikthehet në selinë e Nvidia-s: Do jem një CEO më i mirë (VIDEO)

CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, është rikthyer në selinë qendrore të kompanisë në Santa Clara, Kaliforni, ku ka përcjellë një mesazh që ka tërhequr vëmendjen....
22:25 | 23/11/2026