Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani i ka quajtur shqetësuese lëndimet e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga shpërthimi i municionit, që siç theksoi – dyshohet se nuk i përmbushin standardet e sigurisë.
Ai ka potencuar se kur diçka e tillë kishte ndodhur në Ushtrinë e Holandës në vitin 2016, ishte zhvilluar hetim i pavarur e madje edhe dorëheqje nga ministri i Mbrojtjes.
Ramadani ka kërkuar që hetim të zhvillohet edhe në Kosovë pas lëndimit të ushtarëve të FSK-së.
“Rasti i fundit me municionin 12.7 mm për mitralozin M2 kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi institucionale e ligjore. 1. Kush e ka blerë këtë municion? 2. Kush e ka kontrolluar cilësinë? 3. Kush e ka lejuar përdorimin e tij, duke rrezikuar jetën e ushtarëve tanë? Në vitin 2016, diçka e tillë (me pasoja edhe më të rëndë!) kishte ndodhur në Ushtrinë e Holandës, por atje pati hetim të pavarur, identifikim të dështimeve institucionale, tërheqje të municionit dhe dorëheqje të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Ushtrisë”, ka shkruar Ramadani derisa ka shtuar se “Për Ministinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, kërkesa: ekspertizë e pavarur, auditim i kontratave, identifikim i përgjegjësve dhe, nëse konstatohen shkelje, ndjekje ligjore”.
-
Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK
-
Opozita skeptike se prodhimi i municionit do të nisë në afatin që u premtua
-
Ramadani: 1 miliard e 55 milionë euro është blerë rrymë për pesë vjet e gjysmë, Qeveria të japë llogari
-
FSK-ja njofton se një pjesëtar i saj “u lëndua lehtë” gjatë trajnimit para pak muajsh
-
Ramadani – Qeverisë: Premtuat fabrikën e municionit në Gjakovë, ende asnjë tullë s’i është vendosur