Zelensky: Rusia po planifikon sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës

24 Nëntor 2026 | 04:19

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës. Sipas tij, informacionet e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës ukrainase tregojnë se Moska po bën përgatitje për goditje të tjera nga ajri.

Në një videomesazh të publikuar mbrëmjen e së hënës, Zelensky deklaroi se shërbimet e inteligjencës kanë siguruar informacione lidhur me planet e reja ruse, por nuk dha detaje se kur mund të ndodhin sulmet e mundshme.

“Shërbimet tona të inteligjencës kanë informacione që lidhen me përgatitjet e rusëve për sulme të reja ajrore”, u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensky iu drejtua gjithashtu Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, duke rikujtuar se furnizimi i Ukrainës me sisteme të mbrojtjes kundërajrore varet nga vendimet e tyre.

Ai theksoi kështu rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit, në një kohë kur Ukraina paralajmëron për kërcënime të reja nga Rusia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale Claude pretendon zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha të matematikës

Modeli i inteligjencës artificiale Claude, i kompanisë Anthropic, ka ndihmuar matematikatin Levent Alpöge në hartimin e një prove për Hipotezën e Riemann-it, një prej problemeve...
03:05 | 24/11/2026

Tump emëron përkohësisht Jay Clayton si Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në detyrën e drejtorit kombëtar të përkohshëm të kibernetikës, deri në konfirmimin nga...
01:25 | 24/11/2026

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA, paralajmëron kundërpërgjigje ndaj bllokadës detare

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u mbështetur në vendime të gjykatave iraniane për një sërë veprimesh amerikane...
01:15 | 24/11/2026