Trump do ta dekorojë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani me Medaljen Presidenciale të Lirisë
Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i japë Rudy Giuliani- t Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë që mund t’i jepet një qytetari në Shtetet e Bashkuara. Lajmin e njoftoi ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut.
“Padyshim që jam shumë i prekur dhe është një nder i madh, jo vetëm ta marr atë, por ta marr prej tij”, tha Giuliani në një emision të drejtuar nga Steve Bannon, një figurë kryesore e së djathtës radikale në Shtetet e Bashkuara.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për në orën 11:00 të së martës në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Një ish-prokuror Giuliani u bë i njohur për luftën e tij kundër mafias së Nju Jorkut. Si kryetar bashkie i metropolit amerikan, ai u lavdërua për trajtimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai ishte gjithashtu iniciatori i politikës së “tolerancës zero” që konsiderohet se ka ulur në mënyrë drastike krimin në Nju Jork.
Megjithatë, prestigji i ish-avokatit personal të Donald Trump u dëmtua në vitin 2023, kur Giuliani u dënua të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje, në sfondin e akuzave për mashtrim zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Rudy Giuliani udhëhoqi përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden. Që atëherë, atij i është hequr e drejta e pjesëmarrjes në shoqatat e avokatëve të Nju Jorkut dhe Uashingtonit.
Dy të vdekur dhe 22 të plagosur nga sulmi rus në Zaporizhia të Ukrainës
Publikohen pjesë nga ditari i Papa Françeskut, shkruante se kishte parë vizione të Djallit dhe Ferrit
Dënohet me 7 vite burg Arion Kurtaj, 21-vjeçari publikoi pamjet e GTA VI para kohe
- 07:28 Dy të vdekur dhe 22 të plagosur nga sulmi rus në Zaporizhia të Ukrainës
- 07:20 Publikohen pjesë nga ditari i Papa Françeskut, shkruante se kishte parë vizione të Djallit dhe Ferrit
- 05:55 Dënohet me 7 vite burg Arion Kurtaj, 21-vjeçari publikoi pamjet e GTA VI para kohe
- 04:19 Zelensky: Rusia po planifikon sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës
- 03:05 Inteligjenca artificiale Claude pretendon zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha të matematikës
- 01:40 Macron njofton 350 milionë euro mbështetje për industrinë aeronautike franceze