Guterres bën thirrje për krijimin e një mekanizmi për të menaxhuar rreziqet që lidhen me IA-në

24 Nëntor 2026 | 07:46

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të zhvillojë një mekanizëm për të zbutur rreziqet që paraqet Inteligjenca Artificiale (IA) brenda vitit të ardhshëm. Guterres e bëri thirrjen gjatë një konference mbi IA-në në Karaibe.

“U bëj thirrje sot Shteteve Anëtare që të koordinojnë përpjekjet e tyre për të zhvilluar, brenda vitit të ardhshëm, një kornizë shumëpalëshe për menaxhimin e rreziqeve që lidhen me IA-në, e cila është gjithëpërfshirëse, e bazuar në parime dhe e mbikëqyrur në një mënyrë të pavarur dhe të besueshme”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Ndërsa mandati i tij po i afrohet fundit, Antonio Guterres po bën thirrje për një kuadër rregullator për IA-në, duke theksuar nevojën për të ndërmarrë veprime kundër përdorimit të Sistemeve Autonome të Armëve Vdekjeprurëse (LAWS) – shpesh të quajtura “robotë vrasës”.

Në shtator, CEO i Anthropic, Dario Amonde, CEO i OpenAI, Sam Altman, dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, bënë thirrje për një ngadalësim në zhvillimin e IA-së. Liderë të tjerë të industrisë, si Jensen Huang, i cili është rikthyer në krye të Nvidia, ose Mark Zuckerberg i Meta-s, janë në favor të vazhdimit të zhvillimit të IA-së me një ritëm të shpejtë.

Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara duket se nuk janë të gatshëm të ndërhyjnë, ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump beson se mbikëqyrja e tepërt mund të dobësojë konkurrencën e SHBA-së kundër Kinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthimi i Huang në Nvidia rrit optimizmin e investitorëve, rriten me 30% aksionet e saj

Aksionet e gjigantit të çipave të inteligjencës artificiale, Nvidia u rritën me 30% të hënën pas rikthimit tronditës në punë të CEO-s së saj, Jensen...
07:38 | 24/11/2026

Pentagoni vonon dërgesat e raketave Patriot në Ukrainë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese në Ukrainë, të përshtatshme për sistemet e mbrojtjes ajrore...
07:32 | 24/11/2026

Dy të vdekur dhe 22 të plagosur nga sulmi rus në Zaporizhia të Ukrainës

Një sulm rus në qytetin ukrainas të Zaporizhias vrau gjatë natës dy persona dhe plagosi 22 të tjerë, përfshirë dy fëmijë. Kështu njoftoi të martën...
07:28 | 24/11/2026