Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat e regjistruara të hënën në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit. Nipi 47-vjeçar i Selami Hasani mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Jakup Hasani mbeti i plagosur rëndë në të shtënat ku fillimisht u nda nga jeta xhaxhai i tij. 47-vjeçari kishte marrë tre plagë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pavarësisht plagëve të marra, ai nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Pas ngjarjes, policia gjeti një mjet të djegur që dyshohet që u përdor gjatë atentatit. Gjithashtu brenda mjetit u gjetën dy armë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “1 Maji”, Fier, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe u plagos shtetasi J. H., 47 vjeç, bëjmë me dije se shtetasi J. H, ka ndërruar jetë gjatë natës në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.
Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, viktima ende i paidentifikuar
Dëbora e parë në Kukës, zbardhet zona pranë Tunelit të Kalimashit
Veliaj me kandidat të tij në zgjedhje? Avokati Plarent Ndreca: Të gjitha mundësitë janë të hapura
- 08:01 Rikthimi i bujshëm i Huang në krye të Nvidia-s nxit festime në Shtëpinë e Bardhë, Trump publikon foton me IA
- 07:46 Guterres bën thirrje për krijimin e një mekanizmi për të menaxhuar rreziqet që lidhen me IA-në
- 07:38 Rikthimi i Huang në Nvidia rrit optimizmin e investitorëve, rriten me 30% aksionet e saj
- 07:32 Pentagoni vonon dërgesat e raketave Patriot në Ukrainë
- 07:28 Dy të vdekur dhe 22 të plagosur nga sulmi rus në Zaporizhia të Ukrainës
- 07:20 Publikohen pjesë nga ditari i Papa Françeskut, shkruante se kishte parë vizione të Djallit dhe Ferrit