NATO paralajmëron Rusinë, Mark Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë, edhe në hapësirë!

NATO paralajmëron Rusinë, Mark Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë, edhe në hapësirë!

08:08, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se Aleanca do të mbrohet nga çdo kërcënim në hapësirë, pas raportimeve se Rusia po përgatitet të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore, raporton BBC.

Sipas mediave gjermane, raportet e inteligjencës për një lëshim të mundshëm të satelitit brenda 60 ditëve të ardhshme janë shpërndarë gjatë këtij muaji mes vendeve anëtare të NATO-s. Megjithatë, nuk është bërë e ditur se cili shtet ka hartuar këto raporte.

I pyetur për këto informacione gjatë një konference për shtyp në Berlin, Rutte theksoi se NATO do të garantojë sigurinë e të gjithë territorit të saj, duke përfshirë edhe hapësirën.

“Ne do të sigurohemi gjithmonë që të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe kjo përfshin edhe garantimin e sigurisë sonë në aspektin hapësinor”, deklaroi Rutte.

Ai shtoi se Aleanca disponon një sërë mundësish reagimi dhe se do të vijojë të vlerësojë kapacitetet e saj të mbrojtjes dhe parandalimit të kërcënimeve.

“Kur bëhet fjalë për fushën ushtarake, ne do të vlerësojmë gjithmonë masat tona të parandalimit dhe mbrojtjes dhe do t’i përditësojmë ato aty ku është e nevojshme”, u shpreh kreu i NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco