Gjermania kontribuesi më i madh neto në buxhetin e BE-së, Franca u rendit e dyta

24 Nëntor 2026 | 08:33

Një studim i Institutit Ekonomik Gjerman, IW ka bërë me dije se Gjermania mbeti kontribuesi më i madh neto në buxhetin e BE-së vitin e kaluar, duke paguar 14.9 miliardë euro.

Udhëheqësit e BE-së do të mbajnë një samit të posaçëm të enjten dhe të premten për të diskutuar buxhetin e bllokut 2028-2034.

Studimi i IW tregoi se kontributi neto i Gjermanisë ishte 1.8 miliardë euro më i lartë se në vitin 2024, kur ishte 13.1 miliardë euro. Fitimi ishte kryesisht për shkak të një rritjeje të përgjithshme të buxhetit të BE-së.

“Franca u rendit e dyta me një kontribut neto prej rreth 5.4 miliardë eurosh, e ndjekur nga Italia me 3.3 miliardë euro. Polonia ishte përfituesja më e madhe neto me 6.7 miliardë euro, përpara Rumanisë me 5.9 miliardë euro,” tha IW.

Në bazë të të ardhurave për frymë, Holanda ishte paguesi më i madh neto me 179 euro, pak përpara Gjermanisë me 178 euro.

Në krahasim me të ardhurat kombëtare bruto, Gjermania mbeti paguesi më i madh neto me 0.32%, e ndjekur nga Holanda me 0.28% dhe Suedia me 0.21%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump kërkon zbatimin e dënimit me vdekje në SHBA: Krimet e rënda meritojnë dënimin më të rëndë

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën një direktivë të re presidenciale për të shtrënguar zbatimin e dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara, duke i...
08:30 | 24/11/2026

Aksident i rëndë në Emiratet e Bashkuara Arabe, 11 viktima

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një autobus pasagjerësh dhe një kamion u përplasën në Ras Al Khaimah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet...
08:15 | 24/11/2026

Avionë ushtarakë rusë shkelin zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, Seuli në gatishmëri

Avionë ushtarakë, të cilët Seuli thuhet se janë rusë, hynë të martën në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, KADIZ, njoftuan...
08:08 | 24/11/2026