Trump kërkon zbatimin e dënimit me vdekje në SHBA: Krimet e rënda meritojnë dënimin më të rënda

24 Nëntor 2026 | 08:30

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën një direktivë të re presidenciale për të shtrënguar zbatimin e dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara, duke i kërkuar Departamentit të Drejtësisë të kërkojë vendosjen e dënimit me vdekje për vrasësit e fëmijëve, si dhe për përdhunuesit dhe trafikantët e qenieve njerëzore që kanë vrarë viktimat e tyre.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu një përshpejtim të ekzekutimeve federale, duke nisur një sulm ndaj guvernatorit demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, për vendimin e tij për të ndryshuar dënimet e 548 të dënuarve me vdekje në burgim të përjetshëm. Trump e paraqiti iniciativën e tij në një konferencë të pazakontë për shtyp në selinë e Departamentit të Drejtësisë, në prani të të afërmve të viktimave të vrasësve të dënuar nga Kalifornia.

“Pas pak çastesh, do të nënshkruaj një direktivë presidenciale që i drejton Departamentit të Drejtësisë të kërkojë dënimin me vdekje për vrasësit e fëmijëve, përdhunuesit dhe trafikantët e qenieve njerëzore që kanë vrarë viktimat e tyre”, tha ai.

Direktiva gjithashtu kërkon që Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanch, ish-avokati i tij personal, të përshpejtojë ekzekutimet e atyre që janë dënuar me vdekje nga gjykatat federale.

“Krimet më të rënda meritojnë dënimin më të rëndë”, tha Trump.

Njoftimi erdhi disa javë pas vendimit të Gavin Newsom më 5 nëntor për të ndryshuar dënimet me vdekje të 548 të burgosurve të Kalifornisë në burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, duke përmendur “dinjitetin njerëzor”.

Guvernatori demokrat, i cili konsiderohet një kandidat i mundshëm presidencial në vitin 2028, u kritikua ashpër nga Trump.

“Guvernatori Newsom qëndron me vrasësit dhe ata që masakruan fëmijë, por sot i themi popullit amerikan se ne qëndrojmë me ju”, tha presidenti amerikan.

Në këtë aktivitet morën pjesë prindër dhe të afërm të viktimave, disa nga dëshmitë e të cilëve u bënë publike edhe në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

NATO dërgon avion të kontrollit ajror në Poloni pas shkeljes së hapësirës ajrore nga raketat ruse

NATO ka autorizuar vendosjen e një avioni të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror, AWACS, pas shkeljeve të dyshuara të hapësirës ajrore polake javën e...
08:47 | 24/11/2026

Rrëzohet helikopteri në Kaliforninë Jugore, humbin jetën dy persona

Dy persona u vranë të hënën kur një helikopter u rrëzua në një kodër në Temecula, një qytet në Kalifornian Jugore, sipas mediave lokale. Cal...
08:41 | 24/11/2026

Gjermania kontribuesi më i madh neto në buxhetin e BE-së, Franca u rendit e dyta

Një studim i Institutit Ekonomik Gjerman, IW ka bërë me dije se Gjermania mbeti kontribuesi më i madh neto në buxhetin e BE-së vitin e...
08:33 | 24/11/2026