Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 18:00.

Viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Vushtrrisë dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Pas trajtimit, ajo është intervistuar nga policia, ku ka deklaruar se i dyshuari fillimisht e kishte sulmuar me një mjet të fortë, ndërsa më pas kishte shtënë dy herë me armë zjarri, një herë në ajër dhe një herë në drejtim të këmbëve të saj.

Me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur tre fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy karikatorë të zbrazët të armës së gjatë.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.